www.Zemra.Org

Ish-luftëtarë të UÇK-së – mercenarë në Ukrainë! (Video)

Derisa lufta në lindje të Ukrainës po ashpërsohet e liderët botërorë po përpiqen të gjejnë zgjidhje për situatën, agjencia ruse e lajmeve Itar Tass, ka raportuar se janë rreth 200 mercenarë nga shtetet ballkanike që po luftojnë atje, midis tyre madje edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së.

uck

“Qytetarë nga shtetet e caktuara nga rajoni i Ballkanit janë duke marrë pjesë në luftën në Ukrainë”, ka thënë një ekspert ushtarak për agjencinë ruse të lajmeve Itar Tass, përcjell KTV.

Kompania private amerikane, “Academi”, e cila dikur njihej edhe me emrin “Blackwater”, luan rol të rëndësishëm në angazhimin e këtyre mercenarëve, ka i thënë ky burim anonim.

Shumica e këtyre mercenarëve, siç pohon agjencia ruse, janë nga Kroacia, ndonëse ka edhe nga Kosova, përfshirë ish-luftëtarë të UÇK-së të cilët kanë përvojë në përdorimin e armëve.

“Këta mercenarë, kryesisht veprojnë si pjesë e batalionit të të ashtuquajtur vullnetar”, ka thënë burimi. “Sipas disa vlerësimeve, numri i përgjithshëm i luftëtarëve në anën e Ukrainës, nga shtetet e ish-Jugosllavisë është rreth 200”.

Njëherësh, media britanike kanë shkruar se në rajonin e Donetskut ka edhe mercenarë amerikanë, po ashtu të angazhuar nga kompania “Academi”.

Kjo kompani ishte themeluar më 1997 nga ish-ushtaraku amerikan, Erik Prince, dhe ishte një prej disa kompanive të angazhuara nga Qeveria amerikane për të mbrojtur misionet e saj diplomatike, përcjell koha.net.

Në shtator, organizata “Amnesty International” kishte akuzuar batalionin e pretenduar për krime lufte, e që sipas organizatës është rezultat i dështimit të autoriteteve në Kiev për të mbajtur nën kontroll vullnetarë të këtillë.

Exit mobile version