www.Zemra.Org

Itali, më 6 prill gjyqi ndaj Berlusconi-t

Kryeministri italian Silvio Berlusconi është urdhëruar të paraqitet në gjykatë nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një minorene dhe për abuzim me anë të detyrës.

Gjyqtarja e cështjes, Cristina Di Censo deklaroi se procesi mund të fillojë më 6 prill, pasi prokurorët në Milano kërkuan nisjen e menjëhershme të tij.

Nga ana e tij, Berlusconi mohon të ketë paguar për të pasur shërbime seksuale nga Karima El Mahroug, kur ajo kishte qenë 17 vjec.

Gjithashtu, kryeministri italian hedh poshtë deklaratat se ka abuzuar me detyrën duke kërkuar lirimin e vajzës kur ajo mbahej në burg për një cështje tjetër.

Exit mobile version