www.Zemra.Org

Ja pse nuk dalin emrat e të vrarëve në Kumanovë

Gjatë edicionit të lajmeve qëndrore në RTK, nga Kumanova foli gazetari Milaim Zeka. Ai tha se edhe tash po vazhdojnë që banorët të kthehen dhe se gjendja është mjaft e rëndë për tu parë. Zeka gjithashtu tha se ka kuptuar arsyen se pse nuk po dalin emrat e të vrarëve.

Sipas informacioneve të siguruara nga Zeka, arsyeja qëndron tek dëmtimi i madh i trupave të vrarë që pamundësojnë identifikimin e tyre. Këtë e ka vështirësuar edhe mungesa e dokumenteve personale. Por në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, të vrarët po identifikohen me shenjat e gishtërinjëve.

Kurse Mirsad Ndreca dhe Begë Rizaj janë konfirmuar si të vdekur.

Zeka shtoi që organet e hetuesisë së Maqedonisë i kanë detyruar të burgosurit të nënshkruajnë pranimin e fajit dhe se kjo sipas ligjeve të Republikës së Maqedonisë, ata që nënshkruajnë marrin automatikisht denim prej 15 vitesh burg.

Exit mobile version