Nje djale ka humbur jeten ne aksidentin qe ka ndodhur ne ujerat e liqenit te Ohrit. Viktima mesohet te jete nga fshati Dobrosht i Tetoves, qe njekohesisht ka qene shoqerues dhe mik i kengetares Besjana Kasami (Big Mama).
Ai, se bashku me kengetaren, po drejtonin motorin ne ujerat e liqenit te Ohrit ne oret e mbremjes dhe ne nje moment kane humbur drejtimin dhe jane perplasur, kur kengetarja ka dashur te nderroje vendin me mikun e saj.
Pikerisht ne kete moment, motori me shpejtesi te larte ka goditur ne koke shoqeruesin e “Big Mames”, i cili nga goditja e rende eshte fundosur disa metra ne thellesi te liqenit. Gjithashtu thuhet se asnjeri nuk e ka pasur rripin e sigurimit te vendosur, kurse miku i kengetares nuk ka ditur as te notoje. Kjo ka cuar deri te mbytja e tij edhe pse Bigu ka tentuar ta ndihmoje deri ne momentin kur kane arritur t’u japin ndihme kalimtaret e rastit.
Keto detaje i bejne te ditura disa portale dhe media maqedonase. Aksidenti i rende, qe mori jeten e nje mashkulli, ka ndodhur rreth ores 17:30 te dites se enjte, ne afersi te fshatit Kalishte, nje kilometer brenda liqenit, ndersa te pranishem te rastit u kane ardhur ne ndihme dy te aksidentuarve, ku menjehere me pas kane arritur edhe forcat e rendit, si dhe ndihma e pare, por per djalin kjo xhiro ka qene fatale, pasi ka gjetur vdekjen ne spital. Ndersa kengetarja “Big Mama” akoma gjendet ne kurim ne spitalin e Struges, ku ne keto momente prane saj gjenden edhe familjaret e kengetares.
Ajo nuk eshte lenduar shume, por ka perjetuar nje gjendje shoku nga kjo tragjedi. Zedhenesi i Policise se Ohrit, Stefan Dimovski, ka deklaruar se personi i vdekur quhet Lirim Jusufi dhe ka qene mik i ngushte i kengetares.
Ne vendngjarje kane arritur edhe organet kompetente per te bere verifikimin e tragjedise qe ka filluar me rrokullisjen e skuterit, ndersa ndalesa per qarkullim me skuter neper liqene ka hyre ne fuqi nje dite pas aksidentit me vendim te qeverise.
Sipas ndaleses se vjeter, ishte e parapare qe nga 20 qershori e deri me 20 gusht, te ndalohen skuteret me peshe deri 45 kilovat, nga ora 11:00 deri ne 18:00 te mbremjes.[/wp-like-locker]