VIP

Ja pse perfundoi ne tragjedi shetitja me skuter e Big Mames

[wp-like-locker]Pasditja e se enjtes ka qene tragjike per kengetaren e njohur “Big Mama”, e cila kishte udhetuar drejt qytetit te Struges per t’u argetuar me miqte, ndersa flitej se atje do te realizonte edhe nje videoklip te ri.

Nje djale ka humbur jeten ne aksidentin qe ka ndodhur ne ujerat e liqenit te Ohrit. Viktima mesohet te jete nga fshati Dobrosht i Tetoves, qe njekohesisht ka qene shoqerues dhe mik i kengetares Besjana Kasami (Big Mama).

Ai, se bashku me kengetaren, po drejtonin motorin ne ujerat e liqenit te Ohrit ne oret e mbremjes dhe ne nje moment kane humbur drejtimin dhe jane perplasur, kur kengetarja ka dashur te nderroje vendin me mikun e saj.

Pikerisht ne kete moment, motori me shpejtesi te larte ka goditur ne koke shoqeruesin e “Big Mames”, i cili nga goditja e rende eshte fundosur disa metra ne thellesi te liqenit. Gjithashtu thuhet se asnjeri nuk e ka pasur rripin e sigurimit te vendosur, kurse miku i kengetares nuk ka ditur as te notoje. Kjo ka cuar deri te mbytja e tij edhe pse Bigu ka tentuar ta ndihmoje deri ne momentin kur kane arritur t’u japin ndihme kalimtaret e rastit.

Keto detaje i bejne te ditura disa portale dhe media maqedonase. Aksidenti i rende, qe mori jeten e nje mashkulli, ka ndodhur rreth ores 17:30 te dites se enjte, ne afersi te fshatit Kalishte, nje kilometer brenda liqenit, ndersa te pranishem te rastit u kane ardhur ne ndihme dy te aksidentuarve, ku menjehere me pas kane arritur edhe forcat e rendit, si dhe ndihma e pare, por per djalin kjo xhiro ka qene fatale, pasi ka gjetur vdekjen ne spital. Ndersa kengetarja “Big Mama” akoma gjendet ne kurim ne spitalin e Struges, ku ne keto momente prane saj gjenden edhe familjaret e kengetares.

Ajo nuk eshte lenduar shume, por ka perjetuar nje gjendje shoku nga kjo tragjedi. Zedhenesi i Policise se Ohrit, Stefan Dimovski, ka deklaruar se personi i vdekur quhet Lirim Jusufi dhe ka qene mik i ngushte i kengetares.

Ne vendngjarje kane arritur edhe organet kompetente per te bere verifikimin e tragjedise qe ka filluar me rrokullisjen e skuterit, ndersa ndalesa per qarkullim me skuter neper liqene ka hyre ne fuqi nje dite pas aksidentit me vendim te qeverise.

Sipas ndaleses se vjeter, ishte e parapare qe nga 20 qershori e deri me 20 gusht, te ndalohen skuteret me peshe deri 45 kilovat, nga ora 11:00 deri ne 18:00 te mbremjes.[/wp-like-locker]

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close