Bedri Jakupi, mesfushori i talentuar nga fshati Forinë (Gostivar) ka bërë një hap të madh në karrierë. Ai nga dita e hënë është pjesë e skuadërs turke Karabukspor në Turqi, duke kaluar nga skuadra Juventus Zurich, shkruan gazeta “Lajm”.
Ndryshe, 20-vjecari Jakupi ka filluar të merret me futboll në vendlindjen e tij në Forinë të Gostivarit. Në moshën 8-vjecare kaloi në Teteks të Tetovës, ku ka kalaur të gjitha grupmoshat, për tu transferuar në Gostivar, për të cilët debutoi si 17 vjecar në elitën e futbollit vendor.
Pas Gostivarit ai me sukses i kaloi testet te ekipi i dytë i Bursasporit në Superligën turke, duke qëndruar tre muaj, ndërsa më pas erdhi kalimi te Juventus Zurich.
Para se të tranferohet te Karabukspor, ai vazhdimisht është ndjekur nga klubi turk, të cilët e angazhuan në radhët e tyre këtë futbollist premtues.