Makina është e prodhuar sipas standardeve më të larta të sigurisë VR6/BR7, ndërsa është blerë nga salloni Makauto Star në Shkup, përfaqësues i Mercedes Benz në Maqedoni.
Sipas informacioneve të MPB-së, benzi i ri do të shfrytëzohet edhe për transportimin e delegacioneve më të larta diplomatike dhe se kjo makinë është e para që disponon MPB me nivelet e larta të sigurisë.