LajmeMaqedonia

Jankullovska me veturën më të shtrenjtë në rajon?!

Ministrja e Brendshme në Maqedoni, Gordana Jankullovska e ka përtërire makinën e saj zyrtare.  Këtyre ditëve numri një I policisë do të nisë të vozitet me makinën e blinduar të sapo blerë Mercedes Benz, që ka një vlerë prej 578 mijë euro.

Makina është e prodhuar sipas standardeve më të larta të sigurisë VR6/BR7, ndërsa është blerë nga salloni Makauto Star në Shkup, përfaqësues i Mercedes Benz në Maqedoni.

Sipas informacioneve të MPB-së, benzi i ri do të shfrytëzohet edhe për transportimin e delegacioneve më të larta diplomatike dhe se kjo makinë është e para që disponon MPB me nivelet e larta të sigurisë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close