Ky është mendimi i shkencëtarëve finlandezë të cilët kanë pyetur 353 fëmijë të moshës 10-11 vjeç për përdorimin e kompjuterit e më pas i pyetën sërish 18 muaj më vonë.
U vërejt se sa më shumë një fëmijë luante në kompjuter apo shikonte televizor, aq më pak gjumë flinte.
Teija Nuutinen, e Universitetit të Helsinkit, thotë se kompjuterat nuk duhet të jenë të pranishëm në dhomën e fëmijëve.
“Fëmijët e kësaj moshe kanë nevojë për gjumë pasi janë gati për fazën e pubertetit. Duke pasur një kompjuter ata “harrojnë” gjumin, nuk flenë mirë dhe humbin në mësime”.