Site icon www.Zemra.Org

Jolie letër Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë

Angelina Jolie përmes agjentit të saj ia ka dërguar një letër Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë për të hedhur poshtë shkrimet e disa mediave në Serbi, sipas të cilave, ajo ka bërë thirrje për ndarjen e Republikës Serbe të Bosnjës.

“Kurrë nuk kam bërë thirrje për ndarjen e Republikës Serbe dhe asgjë e ngjashme nuk ka qenë temë e diskutimit në takimin e fundit me presidentin Obama”, thuhet mes tjerash në letrën që e ka publikuar Blic.

Ajo po ashtu ka mohuar se në filmin, “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, të cilit ia ka bërë regjinë, thuhet se gjatë luftës janë vrarë 300.000 njerëz.

Filmi në fjalë flet për historinë e një gruaje boshnjake-myslimane dhe një burri serb, të cilët bien në dashuri para luftës dhe takohen përsëri gjatë konfliktit – kur ai është oficer në ushtrinë serbe, ndërsa ajo e burgosur në një kamp.

Exit mobile version