Quagliarella ishte ndër protagonistët më të mirë të mbrëmjes me dy golat që ka shënuar në minutën e 44-të e 58-të, ndërsa Pepe realizoi në minutën e 35-të. Golin e nderit për vendasit e shënoi Morimoto në minutën e 37-të. Tashmë në Serie A tabelës i prin Milani me 33 pikë, që e ndjek në hap Lazio me 30 pikë, ndërsa i treti është Juventusi me 27 pikë. “Zonjë e Vjetër” gradualisht po e merr veten dhe pritet të jetë njëri prej sfiduesve më të mëdhenj e Milanit.