Sport

Juventusi e bënë me vetveten me fol Cataninë

Skuadra e Juventusit më lehtë sesa është pritur shënoi fitore me rezultat 3:1 në përballje me Cataninë mikpritëse, në ndeshjen e javës së 15-të të Serie A. Fitore e cila ia forcon gjasat në luftë për titullin e kampionit. Juventusi e bënë me vetveten me fol Cataninë, e cila kishte shpresuar shumë se do të ia dalë të paktën të ndalë një pikë në vatër të veten.

Quagliarella ishte ndër protagonistët më të mirë të mbrëmjes me dy golat që ka shënuar në minutën e 44-të e 58-të, ndërsa Pepe realizoi në minutën e 35-të. Golin e nderit për vendasit e shënoi Morimoto në minutën e 37-të. Tashmë në Serie A tabelës i prin Milani me 33 pikë, që e ndjek në hap Lazio me 30 pikë, ndërsa i treti është Juventusi me 27 pikë. “Zonjë e Vjetër” gradualisht po e merr veten dhe pritet të jetë njëri prej sfiduesve më të mëdhenj e Milanit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button