“Kënga flet për vajzat e kohës sonë, të cilat bëjnë çdo gjë për paratë. Realisht, paratë nuk janë çdo gjë. Përveç kësaj, kënga flet edhe për djemtë budallenj që japin shumë para, ndaj është shumë argëtuese dhe interesante.
Video do të jetë një lloj filmi i shkurtër, një klip që besoj se shqiptarët nuk kanë parë ndonjëherë”, – ka thënë Shota, e cila në tetor të realizojë edhe një duet tjetër me një grup muzikor nga Shqipëria.
Sa i takon jetës së saj private, ndonëse ka kohë që flitet se Shota Baraliu është lidhur me një djalë nga Tirana, ajo nuk ndjehet e gatshme të flasë lidhur me këtë gjë për publikun, duke thënë se dashuria e saj është e hershme, por asnjëherë nuk e ka bërë publike nëpër media.
“Mashkulli që është me mua flet shqip dhe nëse është i Shqipërisë apo i Kosovës, besoj që së shpejti do të merret vesh”, – është shprehur Shota. Mos vallë këngëtarja ka ndër mend të fejohet?! Këtë vetëm ajo e di!