VIP

Këngë për vajzat, të cilat bëjnë çdo gjë për paratë

Shota Baraliu është aktualisht duke punuar për dy këngë të reja, të cilat shumë shpejt do t’i lançojë me videoklip. Pas duetit me Kastro Zizon në këngën “Liar”, Shota ka zbuluar se kënga e parë, titullin e së cilës e mban sekret, pritet të përfundojë pas dy javësh dhe është punuar nga Darko Dimitrovi, ndërsa klipin do ta punojë me Alexander.

“Kënga flet për vajzat e kohës sonë, të cilat bëjnë çdo gjë për paratë. Realisht, paratë nuk janë çdo gjë. Përveç kësaj, kënga flet edhe për djemtë budallenj që japin shumë para, ndaj është shumë argëtuese dhe interesante.

Video do të jetë një lloj filmi i shkurtër, një klip që besoj se shqiptarët nuk kanë parë ndonjëherë”, – ka thënë Shota, e cila në tetor të realizojë edhe një duet tjetër me një grup muzikor nga Shqipëria.

Sa i takon jetës së saj private, ndonëse ka kohë që flitet se Shota Baraliu është lidhur me një djalë nga Tirana, ajo nuk ndjehet e gatshme të flasë lidhur me këtë gjë për publikun, duke thënë se dashuria e saj është e hershme, por asnjëherë nuk e ka bërë publike nëpër media.

“Mashkulli që është me mua flet shqip dhe nëse është i Shqipërisë apo i Kosovës, besoj që së shpejti do të merret vesh”, – është shprehur Shota. Mos vallë këngëtarja ka ndër mend të fejohet?! Këtë vetëm ajo e di!

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close