www.Zemra.Org

Keqpërdorën kartelat bankare dhe hynë në sistemin kompjuterik, dy të arrestuar në Prishtinë

Policia në Prishtinë ka arrestuar dy meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë kryer vepër penale, keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit si dhe hyrje në sistemin kompjuterik.

“Të dyshuarit përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna përfshirë kartelat bankare, e-mail adresat dhe fjalëkalime.

Në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë blerë online mallra të ndryshme.

Në cilësinë e provave janë sekuestruar: Tre kompjuterë llaptope, një shtëpizë kompjuteri, një hard-disk, tre usb memorje, dy telefona mobil, kartela të ndryshme krediti, mallra të blera, dokumentacion relevant që dëshmojnë blerjet dhe transaksione të parave”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version