Bukuroshja 31-vjeçare ka filluar procesin e adoptimit të një foshnje si nënë e vetmuar, bën të ditur revista amerikane OK.
“Kim gjithmonë ka qenë shumë amënore. Nga të tre motrat, Kim është ajo që ka thënë më së shumti se është e gatshme për fëmijë. Është një top sekret, por adoptimi tashmë është në rrugë”.
“Kim është e gatshme. Ajo ka bërë pyetje dhe ka marrë informacione. Tash vetëm duhet të vendosë prej nga e do foshnjën”, ka thënë burimi.