FSHF-ja u akuzua se kishte kërkuar dhe kishte marrë para për t’u bërë vend disa futbollistëve kosovarë në ekip, por Jupi ka mohuar se ka pasur raste të tilla, por thotë në fakt ka ndodhur krejt e kundërta.
“Është një çështje logjike. Si mund t’i kërkosh para dikujt që ti i dërgon ftesë dhe i lutesh për të ardhur dhe për të luajtur?”.
“Fenomene të mit-dhënies dhe mit-marrjes ka pasur. Ka pasur shumë raste që futbollistët e Kosovës kanë dhënë para dhe trajnerët nuk i kanë pranuar, por ato nuk janë bërë publike. Si mit-marrja si mit-dhënia dënohet njëjtë penalisht”.
“Ka shumë raste. Një prind njëherë më mori dhe më tha nëse mund t’i jepni rastin djalit tim, pasi ka mbetur pa klub. Kombëtaren duan ta shfrytëzojnë si mundësi të tyren. Sikurse rasti i futbollistit nga Norvegjia që dëshiron të luajë me Shqipërinë dhe përmes saj të bëj karrierë me klubin e tij. Raste ka shumë. Nuk dua t’i përmend ato. Ka pasur shumë raste që kanë ofruar para për të mbaruar punën e tyre”, ka thënë Jupi.