Sipas informacioneve të fundit, në Zubin Potok persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një objekti të KFOR-it, pak momente para hapjes së qendrave të votimit, në orën 07:00.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti ka deklaruar se nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
Ndërkohë, në disa qendra të tjera të vendit janë verifikuar disa probleme të vogla me llampat identifikuese.
Ndërsa në Ferizaj, kreu i komisionit komunal, Idriz Hetemi njofton se procesi zgjedhor ka nisur pa probleme.
Ndërkohë, në terren është gjetur një letër ku shprehet pakënaqësia për organizimin e zgjedhjeve në Mitrovicë.