www.Zemra.Org

Kriza e ndërtimit godet edhe yjet amerikanë

Kriza që goditi industrinë e ndërtimit në vitin 2008 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka përfunduar ende dhe ajo ka prekur edhe disa prej vipave më të fashëm të planetit.

Një firmë imobiliare amerikane, Zillow, publikoi në faqen e saj disa lajmërime të yjeve si Christina Aguilera apo Mel Gibson, të cilët kanë nxjerrë në shitje shtëpitë e tyre me një çmim më të ulët nga vlera që shpenzuan për t’i blerë.

Christina Aguilera është njëra prej tyre që po përpiqen të shesin një prej vilave të saj. E ndodhur në Hollivud Hills, vila 2 200 metra katrorë e këngëtares nuk ka gjetur ende blerës.

Ajo u ble për 6,25 milion dollarë, por u nxorr në shitje në vitin 2008 për 8 milion dollarë. Aguilera nuk ka arritur të gjejë ende blerës, ndërsa vlera është ulur deri në 6 milion dollarë.

Hulk Hogan, një aktor dhe një ish-luftëtar në keçin amerikan, Hogan ka nxjerrë në shitje vilën e tij madhështore prej 8 000 metrash katrorë, ku përfshihet edhe një stallë për kuajt, për 11 milion dollarë. Në gusht 2009, kur vendosi t’a shiste, ai pretendonte 14 milion, por askush nuk i ka paraqitur ende një ofertë.

Fama e madhe si aktor nuk ka ndihmuar as Mel Gibson-in që të shesë vilën e tij të ëndrrave në Malibu.

Pasi nxorri në shitjen fermën e tij “Lavander” në kodrat pranë Malibusë për 14,5 milion dollarë, ylli i Hollivudit është detyruar të ulë çmimin me dy milionë deri tani.

Gibson pati probleme edhe për të shitur pronën e tij në Konektikat, për vlerën e 29,75 milion dollarëve, nga 35 milion dollarë që kërkoi fillimisht.

Exit mobile version