www.Zemra.Org

Kush komandon në shtrat

Kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet? Gjithçka fillon menjëherë drejt e në temë? Atëherë, ai është një egoist.

Tashmë të gjithë dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet. Nëse ai nuk i praktikon, me siguri që shtiret sikur nuk e di që një femër nuk mund ta konsiderojë të tillë një akt seksual pa disa minuta pasionante me puthje, përqafime dhe fjalë të ndjera.

Në këtë rast është e rëndësishme që të ndërhysh menjëherë, para se të jetë shumë vonë për të zgjidhur problemin. Nëse fjalët nuk pinë ujë, kalo direkt në veprim. Propozoi lojën e pasqyrës: Thuaji të bëjë si ti. Sikur të ishte një pasqyrë që reflekton imazhin tënd dhe fillo ta përkëdhelësh dhe ta puthësh në të njëjtën mënyrë që do të doje të bënte ai me ty.

GRATË

Të gjithë meshkujve u ka qëlluar të kenë një “të dashur që bën biseda ferri”, një grua, argumenti i vetëm i bisedave të së cilës ka qenë lidhja. Revistat femërore stimulojnë pikërisht këtë, publikojnë gjithmonë artikuj që flasin se si duhet që t’i shtyjmë meshkujt të flasin për ndjenjat. Femrat nuk e kanë aspak problem t’u tregojnë meshkujve se si ndihen. Ndërsa, sa i takon seksit, mund të duken më fjalëpaka sesa meshkujt: “Meshkujt flasin për dëshirat e tyre seksuale më tepër sesa femrat”, – komentojnë psikologët.

Ç’PËLQEJNË FEMRAT?

Sytë depërtues. Natyra i ka bërë meshkujt me sy të mëdhenj të depërtueshëm, me qerpikë të gjatë dhe me vetulla të trasha. Shikimi i fshehtë dhe tërheqës mund ta bëjë për vete secilën femër. Gjëja e parë të cilën femrat e vërejnë te një mashkull janë sytë, ndërsa nëse janë depërtues dhe provokues, suksesi është i garantuar.

BUZËT

Nuk vuajnë vetëm meshkujt për buzët e Angelina Jolie. Edhe femrave u pëlqejnë meshkujt me buzë të trasha dhe të lëngshme, jo vetëm se duken bukur, por edhe për disa kënaqësi intime që mund t’u ofrojnë atyre. Rrallë ndonjë femër do t’i refuzonte buzët e ngjashme me të Brad Pitt-it, megjithatë femrat nuk janë shumë kritikuese dhe do t’i pranonin edhe buzët e vogla të ngjashme me zemërthyesin hollivudian, Matthew Mcconaughey.

SUPET

Një hulumtim ka treguar se ajo që u pëlqen më së shumti femrave te një mashkull, është mënyra e ecjes duke i lëvizur supet. Femrat pajtohen se supet e gjera dhe të formuara mirë janë shenjë e fuqisë dhe vetisë mashkullore, dhe të tillë meshkuj i joshin ato.

GJOKSI I FUQISHËM

Sikurse meshkujt, edhe femrat e kanë pikë të dobët gjoksin. Mirëpo, për dallim nga meshkujt, të cilët shkrihen nga silikonet, atyre u pëlqen gjoksi i fuqishëm natyror i meshkujve. Mënyra se si u rijnë meshkujve fanellat dhe kamishat mbi gjoks tregon shumë për atë se çfarë fsheh mashkulli nën to.

KRAHËT E FORTË

Tregon fuqinë, mirëpo është edhe shenjë se mashkulli kujdeset për trupin e tij. Krahët e fortë të meshkujve i magjepsin femrat, të cilat vazhdimisht mendojnë për duart e fuqishme të meshkujve, të cilat do t’i bartnin deri në dhomën e gjumit dhe do t’ua plotësonin të gjitha fantazitë.

BARKU I RRAFSHËT

Barku i mashkullit nuk duhet patjetër të jetë i fortë dhe me muskuj, mirëpo është e domosdoshme të jetë i rrafshët dhe i butë. Barku i trashë nuk është seksi. Edhe barku me muskuj të shumtë jep përshtypjen e një narcisti, i cili ushtron tërë ditën për ta parë veten në pasqyrë.

DUKJA E PASME

Lidhur me çështjen e dukjes së pasme, duket se femrat nuk dallojnë shumë nga meshkujt. Edhe atyre u pëlqen prapanica e bukur e mashkullit. Megjithatë, femrave u pëlqejnë prapanicat e të gjitha madhësive.

Exit mobile version