“Është një ndeshje interesante, pasi takohen dy ekipe cilësore, Shkëndija dhe Renova. Ndeshja do të jetë e vështirë, në të cilën uroj që ne në fund të fitojmë. Kujtoj se kush do të gaboj më së paku do të fitoj duelin. Do të vendos një moment i lojës, pastaj kush do ta ketë ditën më të mirë dhe natyrisht dëshira për të fituar”, tha trajneri i Shkëndijës, Nexhat Shabani, i cili e njeh mirë kundërshtarin, pasi me herët ka drejtuar Renovën.
Ai shtoi se për ta do të jetë hendikep i madh mungesa e Muhamed Huseinit i cili ka thyer këmbën në ndeshjen kundër Napredokut në Kërcovë dhe do të mungoj për disa muaj.
Në anën tjetër, Vllatko Kostov, trajner i Renovës ka deklaruar: “Të dielën është një festë futbolli. Do t’i përgatisë lojtarët që të japin kontributin e tyre që ky spektakël të rrjedh siç është më së miri. Derbin le ta fitoj ai që është më i miri, shpresojmë se do të jemi ne ata që do të gëzohemi në fund”. Kostov tha se nuk ka probleme me lëndime ose kartonë, kështu që kundër Shkëndijës do të jenë të kompletuar.
Ndeshja e së dielës luhet nga ora 13:00.
Ndeshjet
(E shtunë, ora 13:00)
Metalurg – Napredok
Vardar – Ohrid
Bregallnica – Sileks
(E diel, ora 13:00)
Shkëndija – Rabotnicki
Horizont T. – Rabotnicki
(E hënë, ora 13:00)
Teteks – 11 Oktomvri
Renditja: Vardar 37, Metalurg 32, Shkëndija 29, Sileks 25, Ohrid 20, Renova 19, Bregallnica 19, Napredok 17, Rabotnicki 15, Teteks 14, Horizont T. 12 (-1), 11 Oktomvri 6 pikë (-1).