Përkrahësja e zjarrtë e përfaqësueses së Paraguait në futboll, e njohur edhe për pozime të shpeshta për revista gjysmë lakuriqe, ka deklaruar se i pëlqen të provokojë, sikurse çdo femër tjetër.
Ajo e ka përshkruar se çfarë atmosfere e pëlqen në shtrat. “Paraloja fillon me një xhaz të lehtë. Kur nxehemi paksa, mund të kalojmë në ndonjë muzikë tekno. Në bazë të kësaj mund të paramendoni se çfarë jam në shtrat.
Por sinqerisht mendoj se kur personi para teje është i duhuri, momenti do të jetë i përkryer, pa marrë parasysh rrethanat, vendin dhe muzikën”, thotë Larissa. Ajo ka zbuluar se i adhuron edhe tatuazhet dhe se i ka dhjetëra sosh nëpër trup, duke përfshirë edhe në zonat më intime të trupit.
Po qe se do të duhej të zgjidhte mes tatuazhit të futbollistit David Beckham dhe revolucionarit Che Guevare, prapë do të zgjidhte futbollistin.