Ditë më parë këngëtarja tha se ishte e lumtur në lidhjen e saj, pas spekulimeve se ajo është martuar me reperin amerikan Big D, edhe së fundi ka postuar një tjetër tekst në faqen e saj në Facebook.
“Ne shqiptarët jemi popull i çuditshëm”, ka shkruar Linda duke vazhduar: “Kur një mashkull është i suksesshëm – ata e quajnë atë homoseksual, kurse kur një grua është e suksesshme ata thonë: e kisha në duar këtë bushtër kur nuk ishte askush (e vërteta: do të doja ta kisha por ajo më shkelmoi)”.
Këngëtarja ka vazhduar më tej:
“Dëshiroj të di pse lavdëroni veten dhe thoni një gënjeshtër dhe filloni të besoni në vete. Mendoj se e vërteta është se ne nuk jemi ende në hartë, pra sa poshtë jemi”.
Komentet e Lindës janë postuar në gjuhën angleze dhe kanë ardhur si reagim i saj ndaj komenteve negative të fansave për lidhjen e saj me Big D.