www.Zemra.Org

Llojet e meshkujve nga të cilët duhet të hiqni dorë

Bota është përplot me meshkuj të hijshëm. Shumica prej tyre janë persona të mirë, të cilët do të sillen mirë me juve, e pjesa tjetër janë fatkeqësi e pastër. Ja disa shenja paralajmëruese nëse nuk dëshironi të përfundoni me zemër të thyer.

Mashkullin, i cili nuk e ka festuar ditëlindjen tuaj së bashku
Pa marrë parasysh a keni organizuar një aheng të vogël për miq në bar, a restorant, apo keni vendosur që ditëlindjen ta festoni në shtëpi, duke shikuar një film të tetëdhjetave, mashkulli me të cilin jeni në lidhje duhet të jetë me juve. Pos nëse jeton larg, apo është i preokupuar me obligime të shumta, të pakta janë shfajësimet që do të mund ta arsyetonin mungesën tuaj. Kur ta festoni ditëlindjen, apo ndonjë përvjetor ai duhet të jetë me juve.

Mashkullin, i cili thotë: tani nuk mund të jemi bashkë
Jeni të mahnitur me faktin se sa mirë e këndshëm ndiheni pranë tij, por pas një kohe, magjinë e prishë një arsyetim se më nuk mund të jeni bashkë. Ndoshta do t’ju thotë se i është lajmëruar ish e dashura dhe se ka nevojë t’i pastrojë disa gjëra me veten e tij, ndoshta do të thotë se i duhet të përqendrohet më shumë në karrierë dhe vetëm kërkon nga ju që të jeni të durueshëm. Do të kalojnë disa muaj, ndërsa ju do t’i futeni misionit të pritjes. Ndoshta do t’ju lajmërohet në mes të natës e më pas “pason” edhe seksi, ndërsa më vonë do ta kuptoni pse kurrë nuk jeni grindur sepse nuk është hapur ndaj jush dhe nuk e keni njohur mirë. Kjo do të mjaftojë dhe secili do të niset rrugës së vet. Por, ai do t’ju thërrasë përsëri dhe cikli fillon përsëri nga e para. Ndalojeni këtë, menjëherë!

Mashkullin që është i sëmurë nga xhelozia
Skenari: keni blerë një fustan të ri dhe dëshironi të dilni me shoqe. Fustani është paksa i shkurtë. Nëse reagimi i parë është se ai ju lutë të mos e vishni këtë fustan, apo ju propozon të shtoni edhe një pjesë, kjo është diçka, por nëse bërtet dhe ju bën të ndiheni keq problemi është shumë më i madh. Sidomos nëse ju quan me emra poshtërues, apo ju akuzon se e keni tradhtuar. Me rëndësi është të dalloni dy gjëra: nëse mashkulli juaj nuk ndihet rehat shkaku i gardërobës, të cilën e vishni ndoshta do të duhej ta dëgjonit, por nëse krahas komenteve të tij kini frikë se ai ju kërcënon, është koha ta shqelmoni.

Mashkullin, i cili kurrë nuk ju dërgon në shëtitje
Nuk ka të bëjë me të hollat, do të ishit të kënaqur me një shëtitje krejt të thjeshtë. Ky është lloji i mashkullit, i cili ju thërret vetëm në banesën e tij, apo në ndonjë vend të fshehtë. Porositë e tija i keni në arkiv për t’ju treguar shoqeve se ai ekziston. Hmm! ndoshta edhe ju e dini se meritoni më mirë.

Mashkullin që është shumë më i moshuar se sa ju
Ky është lloji i meshkujve që refuzojnë ta kalojnë kohën me shoqërinë apo familjen tuaj, por ka të njëjtën shije të muzikës, ka përfunduar fakultetin dhe që gjashtë muaj më parë ka filluar punën, të cilën ia ka siguruar dikush tjetër. Me të vërtetë ky është një “humbës”.

Mashkulli, i cili është i pasjellshëm me të gjithë, përveç juve
E dini për kënd e kemi fjalën apo jo? Ai është mashkulli me të cilin porsa keni filluar të zbaviteni, dhe të gjithë të tjerët ju thonë se është një katastrofë që ecë me këmbët e veta. Ai që nuk ka miq të afërt, por ka një numër të madh të ish të dashurve, të cilat i braktisë, përpos juve. Ju kënaqeni në ndjenjën se sa të veçantë jeni, por herët a vonë porsa të paraqitet një pre tjetër ai do t’ju braktisë. Në fund ju do t’ju bashkëngjitni atyre që thonë se ai është një idiot më shumë.

Exit mobile version