Kjo lidhje ka datuar në kohën kur futbollisti ynë ishte pjesë e ekipit francez. Në një shkrim me titull “Pse Cana del me Clara Morgane”, portali në fjalë konfirmon zgjedhjen e Canës si futbollistin më seksi të kampionatit francez, duke lënë pas lojtarin e Bordosë, JoanGurkuf dhe atë të Liles, Tulio De Melo. Më tej, shkruhet se disa muaj më parë qarkulluan informacione se kapiteni shqiptar i Marsejës dilte me Clara Morgane (bëhet fjalë për kohën kur Cana ka qëndruar në Francë. Zgjedhja e Canës si futbollisti më tërheqës në Francë bëri që kjo lidhje të jetë më se e kuptueshme.
Në fakt, në një shkrim të datës 14 maj të këtij viti, sajti “zemra.org”, flet për një lidhje të tillë. “Jeta e Lorik Canës është perfekte”, ky është titulli i shkrimit, ku thuhet se “kapiteni i Marsejës shkon deri në kufijtë e një jete të çmendur, pasi ka edhe një lidhje me Clara Morgane, ish-aktoren e filmave porno”. Më pas, Morgane është bërë këngëtare dhe prezantuese e njohur, përveçse gëzon famën si një nga femrat më seksi në gjithë Francën. Lidhja mes të dyve ende nuk është vërtetuar, pasi mungon një foto që t’i ketë kapur së bashku, megjithatë zërat se ata të dy dalin bashkë, tashmë janë pjesë e shtypit francez.
Clara doli në një seri filmash me pullë të kuqe, por vetëm me një partner, Greg Centauro, i cili ishte i dashuri i saj prej vitit 1997. Pas ndarjes me të, Morgane xhiroi një tjetër film porno, këtë herë me aktorin Ian Skot, në filmin “La Cambrioleuse”. Nga shtatori i vitit 2001 deri në gusht 2008, ajo u bë pjesë e televizionit me pagesë “Canal+”, teksa njëkohësisht shkruante këshilla për seksin në disa revista franceze për adoleshentë dhe të rritur. Klara Morgane ka krijuar edhe linjën e saj të të brendshmeve me markën “Clara M.”, e bazuar në 7 mëkatet fillestare të njeriut.
Adelina Tahiri: Njerëzit janë të cekët, merren me moral pa fakte
Ndërkohë që shumë media shqiptare kanë filluar përsëri të hapin debate në lidhje me ndarjen e Lorik Canës dhe Adelina Tahirit, ata kanë shkruar se Cana është ndarë nga Adelina me rekomandim të të atit, pasi kjo e fundit nuk ka qenë e virgjër.
Adelina ka qëndruar disa ditë në shtëpinë e Canës në Kosovë dhe, më pas, pasi ka kuptuar se ai ka një tjetër femër ka kërkuar që të ndahet, edhe pse kërcënimet e shumta që kanë ardhur në adresë të saj, mund të jenë shkak që ajo ka hequr dorë nga Loriku. E kontaktuar nga “Panorama plus” në lidhje me këtë rast, këngëtarja e njohur, me një buzëqeshje shprehet: “Tash sa e lexova atë që është shkruar (qesh). S’ka lidhje, gjë e shpifur.
Domethënë njerëzit janë aq të cekët, saqë merren edhe me moral. Çka nuk ka! Plus edhe atë pa fakte, s’mund t’i kuptoj. Po më rreth kësaj teme nuk komentoj, se e tepruan me shpifje”, thekson Adelina. E ndërkohë që sipas asaj që thuhet, Cana na kërkon për partnere një vajzë të virgjër, çfarë mund ta lidhte me Klarën, e cila ishte aktore e pornos?