Sipas njoftimit të bërë, muajin e kaluar nga ky njësit janë legjitimuar 644 persona, janë kryer 80 kontrolle të makinave dhe kontrolle tjera.
Për pjesëmarrje në rrahje dhe sulme fizike janë ndaluar 7 persona, për nënçmim të personave zyrtar – policë janë ndaluar dy persona, ndërsa për shkeljen e rendit dhe qetësisë është ndaluar një person.
Në rastet e tjera, katër persona janë ndaluar për posedim të armëve pa leje, ndërsa 27 për posedim të narkotikëve. Numri tjetër i të ndaluarve bën pjesë në rastet për shkeljen e ligjeve dhe rendit.