Kampionët e Evropës dhe botës u mposhtën 3-0 në finalen e të dielës në Maracana, pas dy golave të Fred dhe një tjetër goli të Neymar. Por 52-vjeçari thotë se ambienti kishte ndikuar në djelmoshat e trajnerit Vicente del Bosque.
“Spanja ishte e pafat që turneu u zhvillua në Brazil. Ata dukeshin premtues. Brazili nuk do të kishte arritur t’i mposhtë ata nëse ndeshja do të zhvillohej në një fushë neutrale”, ka thënë Maradona.