www.Zemra.Org

Masakra në Vlorë, dëshmitari: Djemtë nga Fieri ngacmuan motrën e autorit

vlorePolicia ka bërë të mundur arrestimin e 18-vjeçarit Leo Osmani, i akuzuar për vrasjen e trefishtë të ndodhur dy ditë më parë në një plazh privat të quajtur “Kalaja” në Vlorë.

Dëshmi të reja të ardhura nga pushues të cilët kanë shpëtuar mrekullisht nga masakra e së dielës pritet të ndihmojnë policinë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mrekullisht “çmendurisë” së Vlorës, ashtu siç quhet tani, i ka shpëtuar edhe 21-vjeçari Justin Mërkuri. 21-vjeçari ka rrëfyer për “Gazetën Shqiptare” tmerrin që ka përjetuar në ato momente, duke dhënë edhe detaje të tjera lidhur me masakrën e së dielës në zonën e Kalasë në Vlorë.
“Ishte breshëri, por me sa mbaj mend dhe më është fiksuar në vesh, ishte breshëri me 2 ndalesa. Autori qëlloi një herë me breshëri, më pas ndaloi dhe qëlloi përsëri”, – pohon Justini. Sipas të riut, autori që ka qëlluar, ka pasur si shënjestër çadrën e disa djemve nga Fieri, të cilët po ngacmonin motrën e autorit.
“Në fakt, autori jo se goditi pa shënjestër. Ai erdhi dhe qëndroi mbi 6 shkallët që zbret poshtë. Nga e goditura plumbat kanë kapur edhe bordurën, e cila bëri rikoshet, që vrau aksidentalisht edhe 2 viktimat e tjera”, – rrëfen JustinMërkuri për “GSH”. Ai kishte zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar, deri në momentin që ajo pasdite pushimi u ndërpre nga breshëria e një automatiku, që mori jetën e tre personave të pafajshëm Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të vrarë 17-vjeçari Serdi Bajlozi, 34-vjeçari Sokol Isufaj dhe 53-vjeçarja Diana Ademi, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen, por humbën jetën pas plumbave rikoshet. Policia e Vlorës ka ndaluar edhe dy persona të tjerë për masakrën e së djelës në plazh, të akuzuar për moskallëzim të krimit.

Exit mobile version