Vendimi për mbylljen e kësaj lënde u soll sot, pasi prokuroria kishte njoftuar Gjykatën Penale në Shkup se ka tërhequr aktakuzën ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së. Paraprakisht Gjykatat dhe Prokuroria kishin mbyllur edhe tre lëndët tjera të kthyera nga Haga, ‘Penda e Likovës’, ‘Punëtorët e Mavrovës’ dhe ‘Neproshteni’.
Mbyllja e këtyre rasteve vjen pas marrëvemshjes së arritur mes liderëve të dy partive të koalicionit Qeveritar Ahmeti, Gruevski.