LajmeMaqedonia

Mbyllen rastet e Hagës

Sot është mbyllur edhe lënda e fundit e kthyer nga Tribunali i Hagës i cili ishte proceduar në Maqedoni ‘Udhëheqësia e UÇK-së’. Me këtë lëndë gjyqësore ngarkoheshin ish krerët e UÇK-së përfshirë edhe liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Vendimi për mbylljen e kësaj lënde u soll sot, pasi prokuroria kishte njoftuar Gjykatën Penale në Shkup se ka tërhequr aktakuzën ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së. Paraprakisht Gjykatat dhe Prokuroria kishin mbyllur edhe tre lëndët tjera të kthyera nga Haga, ‘Penda e Likovës’, ‘Punëtorët e Mavrovës’ dhe ‘Neproshteni’.

Mbyllja e këtyre rasteve vjen pas marrëvemshjes së arritur mes liderëve të dy partive të koalicionit Qeveritar Ahmeti, Gruevski.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close