Winslet ka thënë se kënga e Celine Dion, e cila te shumëkush prek emocionet më të thella, asaj i shkakton mundim në bark.
“Kam ndjenjën se do të vjell kur e dëgjoj. Nuk duhet ta them këtë, mirëpo vërtet ndjehem ashtu. Do të dëshiroja që të mund të them: ‘Dëgjojeni të gjithë, ajo është këngë e Celine Dion”, por thjeshtë nuk mundem”, ka thënë aktorja për MTV.
Edhe pse kënga “My Heart Will Go On” u bë një hit i madh dhe mes tjerash fitoi edhe çmimin Oskar, njohësit e muzikës edhe më herët e kanë kritikuar. Për rokerët e grupit “Rolling Stones”, ajo është një nga këngët më të këqija të viteve të nëntëdhjeta.