www.Zemra.Org

Meshkujt nuk i pëlqejnë biondet

Kohët e fundit, sikurse ndodh me shumë personazhe të njohur që kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes së fansave, këngëtarja Rezarta Shkurta po organizon në rrjetet sociale minisondazhe të ndryshme për fansat e saj.

Na ka rënë në sy se një prej këtyre ditëve këngëtarja që sapo ka realizuar këngën e saj më të re, të titulluar “Si droga jam”, punuar nga Darko Dimitrovi dhe Big Basta, dhe që do të lançohet shumë shpejt së bashku me klipin përkatës.

U kërkoi fansave të votonin nëse preferonin më shumë femra brune apo ato bionde. Në fund të votimeve, proces për të cilin Rezarta kishte caktuar 2 orë, do të shpallej sipas saj grupi fitues. Për shumë meshkuj, femrat brune rezultuan të janë më interesante, ndoshta edhe për shkak të barcaletave që tregohen shpesh për biondet, gjë që i penalizon paksa ato me të padrejtë.

Ndaj, Rezarta Shkurta, e cila  duket të ketë lënë pas problemet që i dolën nga sherri i dhunshëm me Rozana Radin, ka propozuar me nota humori se femrat shqiptare duhet të bëhen sa më shpejt brune. “Me pak fjalë, fituan brunet, si për femra, ashtu edhe për meshkuj. Kështu që kush është akoma bionde, me vrap tek parukieri”, ka këshilluar Rezi, e cila edhe vetë ka qenë bionde, por prej shumë kohësh ka zgjedhur të mbajë flokë të errët.

Exit mobile version