Lionel Messi është takuar me Antonellan në moshën pesë vjeçare dhe që të dy janë nga Rosario i Argjentinës. Ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe për Lionel Messin, jeta e tij do të kompletohet me t`u kurorëzuar me Roccuzzon.
“E kam parë Antonellën duke u rritur. Njihemi mirë që nga fëmijëria. Gjithashtu edhe familjet tona njihen mirë, kështu që nuk kemi asnjë dyshim për njëri-tjetrin”, citohet të ketë thënë Messi nga AS.