Përtej një pjesëze të vogël nga ëndrra e saj për të marrë pjesë në spektaklet e bukurisë, e zgjedhura këtë herë do të demonstrojë bukurinë shqiptare në ngjarjen më të rëndësishme që zhvillohet në Izmir, Turqi, nga 19 gushti deri më 3 shtator.
Morena, vazhdon të mbetet akoma edhe sot një ndër vajzat më skenike të bukurisë shqiptare. E kurorëzuar “Miss Kosova 2010”, ajo ka realizuar kështu ëndrrën e saj të madhe në “Miss Liberty of the World 2012″, ndërkaq ka marrë pjesë edhe në “Miss Earth 2010” e “Miss World 2012”.
Rruga e gjatë e sukseseve në spektaklet e bukurisë, botën e modës, reklamave dhe televizionit dhe shansi për të triumfuar denjësisht, ka gjasa të trokasë edhe pas pjesëmarrjes së saj me sukses në këtë edicion bukurie.