VIP

Morena Taraku në Miss Exclusive of the World 2013

Morena TarakuBukuroshja Morena Taraku është përfaqësuesja e vetme shqiptare në mesin e 75 pjesëmarrëseve që presin ta sfidojnë njëra-tjetrën në garën për titullin prestigjioz “Miss Exclusive of the World 2013”.

Përtej një pjesëze të vogël nga ëndrra e saj për të marrë pjesë në spektaklet e bukurisë, e zgjedhura këtë herë do të demonstrojë bukurinë shqiptare në ngjarjen më të rëndësishme që zhvillohet në Izmir, Turqi, nga 19 gushti deri më 3 shtator.

Morena, vazhdon të mbetet akoma edhe sot një ndër vajzat më skenike të bukurisë shqiptare. E kurorëzuar “Miss Kosova 2010”, ajo ka realizuar kështu ëndrrën e saj të madhe në “Miss Liberty of the World 2012″, ndërkaq ka marrë pjesë edhe në “Miss Earth 2010” e “Miss World 2012”.

Morena Taraku1

Rruga e gjatë e sukseseve në spektaklet e bukurisë, botën e modës, reklamave dhe televizionit dhe shansi për të triumfuar denjësisht, ka gjasa të trokasë edhe pas pjesëmarrjes së saj me sukses në këtë edicion bukurie.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close