www.Zemra.Org

Mos i shkruani këto dy gjëra në Facebook!

Kini kujdes! Shikojeni këtë ndryshim dhe veproni në bazë të tij, përndryshe…

Duke nënvizuar një ndryshim të ri në kushtet e përdorimit të Facebook-ut, specialistë të sigurisë siber bënë të ditur se tek faqet e hapura nuk duhen shkruar as adresa dhe as informacioni rreth numrit të telefonit.

Në bazë të një mesazhi të publikuar një ditë më parë në blogun e Facebook-ut, bëhet e ditur se tek informacioni i aplikimeve i kërkuar gjatë abonimit të një personi janë përfshirë dhe informacionet rreth adresës dhe numrit të telefonit. Thënë ndryshe ndërkohë që ti lejon menaxhuesin e Facebook-ut të përdorë një aplikim, në të njëjtën kohë keni dhënë dhe informacione rreth adresës pa e ditur se nga kush dhe si do të përdoren.

Specialistët e sigurisë siber, të cilët që në fillim kanë kritikuar mos vlerësimin e fshehtësisë së përdoruesit nga ana e Facebook-ut,  paralajmëruan shfaqjen e krimeve serioze të vjedhjeve nga hapja e firmave të treta me qëllim tregtimin e informacioneve të adresave dhe telefonave.

Sipas një lajmi të gazetës angleze  “The Independent” edhe nëse përdoret një proces i hapur dhe i ndarë lejimi për informacionin rreth adresës dhe numrit të telefonit gjatë abonimit, kjo procedure përbën një faktor rrezikues për sa i përket mos dhënies së asnjë lloj sigurie për mënyrën se si do të përdoret ky informacion.

Graham Cluley, një nga përfaqësuesit teknologjikë të firmës informative “Sophos”, këshilloi heqjen e informacioneve të tilla nga faqja përderisa Facebook-u nuk jep asnjë lloj garancie për sa i përket mënyrës se si dhe nga kush do të përdoren.

Exit mobile version