Seksi nuk do t’i tregojë ish-partnerit se çfarë ka humbur, pikëllimi nuk do të shërohet me seks nëpërmjet një personi tjetër, ndërsa as seksi me një person që është i dashuruar në ju nuk do t’jua kthejë vetëbesimin.
…nga hakmarrja
Pas ndarjes së dhimbshme është e domosdoshme ta pranoni faktin se lidhja midis jush ka përfunduar dhe se duhet të distancoheni në mënyrë emocionale. Ta inicioni seksin me personin që dikur e keni dashuruar e tash e urreni është njëri ndër gabimet më të mëdha që mund të bëni. Mu për këtë veprim, ju përsëri do të jeni në një rreth pikëllimi nga ndjenjat tuaja dhe do ta keni shumë të vështirë të niseni tutje.
…për ta shmangur pikëllimin
Pikëllimi si arsye për seks mund të jetë edhe si rezultat i egos së lënduar apo një dashurie të pafat. Një lidhje e tillë, vetëm për seks, është vetëm humbje kohe, sepse kështu mund ta lëndoni anën tjetër, e cila mund të kërkojë diç më shumë se sa vetëm kontakti fizik.
… nëpërmjet seksit deri te kontrolli
Motivi për të pasur seks në të cilin njëra anë mbetet e lënduar, mund të shihet si ide e keqe. Edhe pse ju në mënyrë absolute do ta dominonit dhe kontrollonit një lidhje të tillë, aty nuk do të gjeni kënaqësi, sepse nuk ka respekt.
…dikush ju ka tradhtuar dhe tash ju u hakmerreni të gjithëve
Nëse mbështeteni në manipulim dhe kërkoni të hakmerreni për tradhtitë e dikurshme, nuk do të arrini shumë larg. Mund të ndodhë që përsëri ju do të vuani më shumë.
…për shfrytëzim
Për seks zakonisht, në raste të tilla, zgjidhet dikush që nuk është në “nivelin tuaj”, e shërben vetëm sa për t’iu hakmarrë dikujt tjetër, i cili ju ka lënduar dikur. Mos e bëni një gjë të tillë, sepse pas një periudhe kohore më pak do ta vlerësoni veten tuaj, pikërisht shkaku i këtyre veprimeve, pa marrë parasysh se sa mirë jeni ndjerë atëherë.