Në vend që të rritet numri i të punësuarve shqiptarë për të arritur shifrat e parapara me Ligj, ndodh e kundërta, vendime pune marrin vetëm maqedonasit, ndërsa shqiptarët herë pas here përjashtohen nga puna. Në ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e punëve të Jashtme, Ministrinë për Transport dhe Lidhje, Ndërmarrjen publike Hekurudhat e Maqedonisë dhe Korporatën elekktro-energjetike ELEM janë ndarë 640 vendime pune për maqedonasit. Shpërndarja e vendimeve të reja të punës në këto ministri dhe kompani publike, bëhen në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Financave, ku është paraparë që përveç punësimeve në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, të mos ketë punësime të tjera, as gjatë vitit 2010 dhe as gjatë vitit 2011. Nga 300 vendimet e reja të punës që u ndanë në ministrinë e Bujqësisë para paka ditësh, asnjë nuk është për shqiptarët, por të gjitha janë për të punësuarit e etnitetit maqedonas. Në ministrinë e punëve të jashtme u nganë 60 vendime, që të gjitha për maqedonasit, ndërsa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndau 80 vendime të reja pune për të punësuarit e etnitetit maqedonas. Po ashtu, në 140 vendimet e reja që u ndanë në ndërmarrjen Hekurudhat e Maqedonisë, nuk figuron asnjë emër shqiptari. Ndërkaq, Korporata elektro-energjetike ELEM i ndau 10 vendime pune për shqiptarët dhe 10 fish me tepër për maqedonasit, respektivisht 160 vendime pune për maqedonasit.