Ndeshja është ndërprerë në minutën e 81-të, pranë rezultatit 0-1, kur nikoqirëve iu është anuluar një gol për shkak të pozicionit jahtë loje, e që më pas ka reaguar publiku, i cili ka hyrë në fushë dhe ka rrahur gjyqtarin anësor. Në Prilep ndeshjen e kanë gjykuar treshja nga Shkupi Aleksandar Stavrev (kryesor), Marjan Kirovski dhe Aleksandar Dimovski, kurse arbitri i katërt ka qenë Goran Sprikoski nga Prilepi.
“Po, 10 minuta para se të përfundoj ndeshja, një pjesë e publikut vendas hyrën në terren dhe sulmuan referin anësor, sepse ky anuloi një gol të tyre për shkak të ofsajdit. Vendasit të pakënaqur nga ky vendim iu vërsulën arbitrit anësor, dhe ndeshja u ndërpre për 10 minuta, me shpresë se situata do të qetësohet, por ajo vetëm sa përkeqësohej. Dhe, në një situatë të tillë kur nuk kishte kushte për lojë referi kryesor e ndërpreu lojën. Të them se lehtë nuk ka kaluar as arbitri i katërt i cili ishte nga Prilepi, Goran Spirkoski. Ne si klub nuk kemi hasur në diçka të keqe nga lojtarët ose kryesia e 11 Oktomvrit, përveç sharjeve të zakonshme nga publiku në fillim të ndeshjes”, thanë nga klubi i Renovës.
Këta të fundit bëjnë me dije se pikët do t’i fitojnë në tavolinën e gjelbërt dhe se ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3, kurse 11 Oktomvri do të dënohet.
Rezultatet
Teteks – Vardar 0-0
Metalurg – Sileks 3-0
Horizont T. – Ohrid0 1-2
11 Oktomvri – Renova 0-1 (ndërp.)
Rabotnicki – Napredok 4-0