E ndjera ishte gazetare dhe redaktore shumëvjeçare në këtë medium.
Zirie Luma lindi më 17 shtator të vitit 1959 në Globoçicë të Kosovës dhe është diplomuar për psikologji në Universitetin “Kiril dhe Metodij” në Shkup Ajo dha një kontribut të paçmueshëm dhe të pashlyeshëm si në punën e TV ERA ashtu edhe në ngritjen e një plejade gjeneratash të kuadrit gazetaresk që tani punojnë në më shumë media brenda dhe jashtë Maqedonisë.
Me vdekjen e Zirie Lumës, gazetaria shqiptare në Maqedoni ka humbur jo vetëm një kolege por edhe një aktiviste të palodhshme për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve. Redaksia e gazetës “Lajm” shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes me rastin e humbjes së koleges sonë të nderuar.