www.Zemra.Org

Në Facebook kupton se vajza i ka vdekur

Britanikja 49 vjeçe, Cheryl Jones, përmes rrjetit social Facebook ka kuptuar se vajza i ka vdekur.

Siç raporton BBC, në profilin e vajzës së saj ka parë mesazhin që e ka shokuar: “Ka vdekur. RIP (u prehsh në paqe) Karla”.

Karla 30 vjeçe ka vdekur në banesën e saj rreth orës 20:00, më 23 korrik, por policia ka arritur tek nëna tri orë më vonë, për çka ajo tashti synon t’i padisë.

“Vajza ime është gjetur e vdekur dhe unë e kuptova këtë nëpërmjet Facebook-ut. Policia është dashur menjëherë të më lajmërojë”, ka thënë Cheryl, e cila ka jetuar vetëm një kilometër larg vajzës së saj.

“U bëra historike. Vetëm një orë më parë jemi dëgjuar. Gjithçka ishte në rregull”, shton Cheryl.

Karla e ndjerë ishte fëmija i vetëm i çiftit Jones. Që në rini ajo kishte probleme me zemrën.

Exit mobile version