Sipas informacioneve që kemi marrë çifti i ri është njohur pikërisht gjatë takimeve të Aleancës së drejtuar nga Kreshnik Spahiu, madje sipas burimeve tona, të dy bashkë kanë këmbëngulur që të jenë bashkë nëpër aktivitete. Lorik Cana dhe Miss Albania 2010 janë parë gjithashtu shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit tek “Qofte Gjakova”, që siç duket është lokali i preferuar i futbollistit kur vjen në Tiranë, ku dhe kanë shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.
Siç thonë miq të afërt të futbollistit sa herë ka grumbullime me Kombëtaren Cana i përkushtohet vetëm miss-it të tij. Të njëjtat burime thonë se ai ka takuar edhe prindërit e bukuroshes për t’i dhënë një karakter më serioz lidhjes së dashurisë. Siç flitet lidhja e çiftit ka arritur në atë stad sa shumë shpejt mund të ndodhë edhe fejesa mes të dyve, megjithëse për ta bërë këtë mungon vetëm shkëmbimi i nishaneve.
Po Genta Ismajli?!
Më në fund një histori dashurie për Genta Ismajlin?! Është ky një tjetër thashethem që prej kohësh zien në rrethet e gazetarëve e miqve artistë të këngëtares dhe futbollistit. Gjithçka thuhet se ka nisur në takimet e Aleancës Kuq e Zi, ashtu si historia me miss-in, ku të dy emrat e përfolur, Genta dhe futbollisti me famë botërore Lorik Cana, bëjnë pjesë. Të dy bashkë kanë qenë gjithashtu pjesë e himnit të kësaj Aleance.
Sipas zërave pranë dy të lakuarve, gjatë kohës që Loriku është në Kosovë ata frekuentohen shpesh me njëri-tjetrin. Genta Ismajli që pas ndarjes nga Miloti nuk ka pasur asnjë histori dashurie të publikuar në media, ndërsa Loriku pas ndarjes nga Zana Krasniqi, lidhja e parë që i është bërë publiku ka pasur një sërë historish dashurie, mes të cilave përmendim lidhjen me Adelina Tahirin, me modele, me një pornostare si dhe me një grua disa vjet më të madhe se ai…