www.Zemra.Org

Një dasëm në Gostivar u shndërrua në horror

pistolet

Është ngritur një padi penale kundër N.Sh.(37) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale, nxitje e rrezikut të përgjithshëm, transmeton Zemra.org

I padituri me 22.07.2016 rreth orës 22:20 min në fshatin Forinë, në oborrin në pronësi të personit N.M.(43), ku është organizuar një dasëm familjare, ka gjuajtur disa plumba në ajër nga pistoleta e markës “GLOK” kalibër 9mm të cilin e ka pasur me leje.

Menjëherë pas kësaj, duke menduar se pistoleta është e zbrazët në tokë ka gjuajtur plumbin e pestë që e ka goditur N.B.(38), i cili është plagosur në trup.

Pas lëndimit të marr, i dëmtuari N.B. është dërguar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, pastaj është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup./Zemra.org

Exit mobile version