Kënga, siç edhe është përfolur më herët, do të jetë në bashkëpunim me reperin kosovar Mc Kresha (i cili ka interpretuar në duet edhe me këngëtaren Aurela Gaçe, në këngën “Cash”).
Por para se të lançojë këngën, Nora ka preferuar t’i bëjë pak publicitet asaj, duke rrëfyer disa detaje që kanë të bëjnë me tekstin. Pikërisht këngëtarja, që së fundi është dobësuar mjaft, ka treguar se do të jetë “një këngë me tekst femëror”. Nora ka bërë të ditur se këtë verë është shumë e angazhuar, por shpreson që pas punës, edhe në disa projekte të saj muzikore, do të gjejë pak kohë për pushime. Gjithsesi, ndërsa pritet ky projekt i ri i Norës, ajo çfarë presin skeptikët do të jenë veshjet e këngëtares, të cilat gjithmonë janë komentuar…