www.Zemra.Org

Nudot e Rrezarta Shkurtës

Të gjitha personazhet VIP kanë manitë e tyre, disa preferojnë të dalin nudo kundrejt shumave marramendëse prej 1 milion dollarësh në revista si “Playboy”.

Rasti më i fundit ishte ai i aktores kontroverse Lindsay Lohan, fotot e së cilës bënë xhiron e botës para se të publikoheshin zyrtarisht në kopertinë. Me personazhet VIP në Shqipëri, si në çdo fushë tjetër që kap spektri i jetës së përditshme, situata ndryshon.

Ka nga ata që bëjnë art për të mbijetuar, të tjerët për pasion dhe pikë dhe të tjerë që zgjedhin një rrugë të mesme. Rezarta Shkurta është një artiste që prek disa dimensione të artit, duke qenë se është marrë me modelim, pikturë, këndon dhe vitet e fundit ushtron me shumë dëshirë e zell fotografinë. I pëlqen të jetë provokuese, por edhe mjaft profesioniste në këtë punë, ndaj kuron me kujdes çdo detaj.

“Një ndër pasionet më të mëdha në jetën time është të fotografoj. Më duket sikur ndalon koha dhe ai kujtim, ajo shkrepje, do të mbetet në përjetësi”, – është shprehur vetë ajo. Nga duart e saj kanë dalë fotot e dhjetëra e dhjetëra personazheve të njohura, por po t’i hedhim një sy galerisë së fotove të Rezit, do të kuptojmë se këngëtarja e bukur ka veçanërisht damar për fotot nudo…

Që të mos keqkuptohemi, ato artistike! Parapëlqen veçanërisht stilin vintage (foto në ambiente të vjetra si hotel “Dajti”) që evokon dekadat e lëna pas, të ndërthurur me glamurin, një stil mjaft i preferuar mjaft nga fotografët më në zë sot. Prej kohësh këngëtarja e hitit “Budallaçkë e vogël” ka njoftuar çeljen e një ekspozite me punime të ndryshme të saj, që nga piktura, grafika e deri te fotot, pas së cilave është e dashuruar.

U tha se nuk do të mungonin fotografitë nudo, artistike dhe konceptuale (si në rastin e fotos nudo të një vajze që mban në shpinë krahë të zinj engjëjsh), madje edhe të vetë asaj, por deri më sot nuk kemi dëgjuar për një ekspozitë të tillë në kryeqytet. Ndoshta Rezarta ka ndërruar mendje pas sherrit të bujshëm me këngëtaren rivale Rozana Radi dhe problemeve që pasuan me drejtësinë, që nga takimet në gjykata e prokurori etj.

Exit mobile version