Ngjarja ka ndodhur dje rreth pasdite në pikën e pagesës rrugore Tetovë-Gostivar. Policia theksoi se i akuzuari është N.I, 29 vjeç nga fshati Zdunje i Gostivarit, i cili pasi që i iku pagesës së rrugës, ka ndaluar makinën, pasi punonjësi i pikës së pagesës i kishte lëshuar trarin mbi makinë.
I irituar nga ky veprim, shoferi i makinës ka goditur fizikisht punonjësin e pikës së pagesës rrugore. Dhunuesi është ndaluar në stacionin policor në Tetovë dhe ndaj tij do të ndërmerren masa penale.