Maqedonia

Nuk paguan taksën rrugore dhe rrah të punësuarin

Policia ka ndaluar një qytetar nga Zdunja e Gostivarit i cili pasi që nuk pagoi taksën e pagesës rrugore, doli nga makina e tij dhe ka rrahur fizikisht punonjësin e pikës së pagesës rrugore.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth pasdite në pikën e pagesës rrugore Tetovë-Gostivar. Policia theksoi se i akuzuari është N.I, 29 vjeç nga fshati Zdunje i Gostivarit, i cili pasi që i iku pagesës së rrugës, ka ndaluar makinën, pasi punonjësi i pikës së pagesës i kishte lëshuar trarin mbi makinë.

I irituar nga ky veprim, shoferi i makinës ka goditur fizikisht punonjësin e pikës së pagesës rrugore. Dhunuesi është ndaluar në stacionin policor në Tetovë dhe ndaj tij do të ndërmerren masa penale.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close