www.Zemra.Org

“Nuk vendosen nga dy karikatorë Rambo”, serbët provokojnë Policinë e Kosovës

Pamje të të publikuara nga Klan Kosova tregojnë provokime serbe ndaj Policisë së Kosovës gjatë veprimeve në veri të Mitrovicës.

Në video, në gjuhën serbe, dëgjohen thirrje madje duke ofenduar zyrtarët e njësive të policisë kosovare, kinse nuk kanë mësuar si të përdorin armët.

”Nuk duhet t’i vesh dy karikatorë në armë Gorane, shihe Rambon, don Rambon. Shihe don Rambon. Fryej, Rambo. Ooo, sa po frikësohem unë, oooo!.”, dëgjohen thirrjet e njërit prej serbëve aty.

Në pamje gjithashtu serbët kërcënojnë policët e Kosovës se do të vriten.

Më poshtë gjeni në shqip, atë se si provokojnë serbët policinë e Kosovës:

”Këto janë njësitë më të forta të “ROSA”…njësitë speciale “ROSA”. Nuk duhet t’i vesh dy karikatorë në armë Gorane, shihe Rambon, don Rambon. Shihe don Rambon. Fryej, Rambo. Ooo, sa po frikësohem unë, oooo!”.

”Uf, uf, uf…ende nuk jeni mësuar t’i vendosni karikatorët në pushkë, o të verbër! Nuk vendosen nga dy karikatorë, o i marrë (budalla). Çfarë ju duhen zjarrfikësit, nuk do të ketë zjarr! Këtu mund të vriteni, por zjarr nuk do të ketë!”

”Uh sa të fortë jeni, në p… të s… Milicia e Kosovës, ushtarake, çlirimtare. Qe, njësitë speciale “Rosa”. Oooo, snajper, snajper, bravo! Ai snajper do të bëhet i yni, veç ta dish, hej!”

Exit mobile version