Grigorieva pretendon se Gibson ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe se në disa raste e ka rrahur edhe atëherë kur ajo mbante në dorë vajzën e tyre të sapolindur, të quajtur Lucia.
40-vjeçarja i dërgoi një email aktorit, duke i thënë se është e vendosur që të shkojë në gjykatë, në atë që nga shtypi amerikan konsiderohet si një përpjekje për të rritur shumën e ofruar.
Nëse Gibson shpallet fajtor për akuzën e ushtrimit të dhunës, ai do të humbë të gjithë të drejtat mbi vajzën, ndërsa rrezikon deri në katër vjet burgim.