Ora e re e Samsung do tu mundësojë përdoruesve të saj të bëjnë thirrje telefonike, të shfletojnë internetin, të shkëmbejnë emaila, dhe shumë funksione tjera të ngjashme, thonë disa burime të afërta me kompaninë e madhe jug-koreane.
Galaxy Gear do të mbështetet në platformën mobile të Google, Android, dhe e njëjta do të jetë në dispozicion për shitje më vonë gjatë vitit.
Me këtë risi, Samsung po synon që ta tejkalojë rivalitetin potencial i cili mund t’i vijë nga kompania Apple, e cila besohet se do ta ketë nëj produkt të ngjashëm në treg.
Burimet e njëjta thonë se Galaxy Gear do të prezantohet zyrtarisht më 4 shtator, përkatësisht dy ditë para panairit të IFA-së i cili mbahet në Berlin.